Gjermania U-19 eliminohet nga Spanja U-19 në Kampionati Europian, në një sfidë epike, të zhvilluar në Bukuresht.. Skuadra gjermane në ndeshjen e fundit të fazes së grupeve udhëhiqte 5-1 ndaj Anglisë, por përfunduan në një barazim 5-5.
Megjithatë gjysmëfinalja e tyre ishte edhe më e paharrueshme – ata humbën 6-5 pas kohës shtesë, nga ekipit përfaqësues spanjoll. Pablo Garcia i Real Betis shënoi katër gola për Spanjën – përfshirë dy në minutat shtesë dhe golin e fitores në dy minuta para fundit të kohës shtesë.
Max Moerstedt i Hoffenheim realizoi një tregolësh për Gjermaninë, por që nuk mjaftoi. Moerstedt dhe Garcia shkëmbyen gola – me Antonio Cordero të Spanjës që humbi një penallti në mes. Më pas Said El Mala i dha Gjermanisë epërsinë 2-1 kur kishin mbetur edhe 12 minuta nga koha e rregullt.
Vetëm tre nga 11 golat e ndeshjes u shënuan brenda 90 minutave, ndërsa Garcia shënoi dy herë në kohën shtesë të pjesës së dytë duke e çuar Spanjën pranë finales – por pastaj ndodhi një katastrofë.
Gjermania largohet nga turneu me 12 gola të shënuar dhe 15 të pësuar në katër ndeshje – ndërsa Spanja ka shënuar 15 dhe ka pësuar gjashtë. Kampionët në fuqi, Spanja, do të përballen në finalen e këtij kompeticioni me Holandën, me skuadrën e “tulipanëve” që në gjysmëfinalen tjetër mposhti Rumaninë mikpritëse me rezultatin 3-1.