Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit” në Divjakë, ku një 15-vjeçar që udhëtonte me motoçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja është shënuar në fshatin Kamenicë, ku motoçikleta është përplasur me një automjet tip “Benz” me targa AB 669 FA. Nga përplasja e fortë, i mituri ka pësuar plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia e qarkullimit ka ndaluar drejtuesin e automjetit, shtetasin Rodrig Çela, dhe ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse ligjore.