„Në 2001 opozita kishte përballë një politikan të ekuilibruar si Nano”, Bamir Topi: Sot ndërkombëtarët janë të vakët në qëndrimin për zgjedhjet

Për ish-presidentin e Republikës, Bamir Topi, situata aktuale pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk është e njëjtë sot si dikur në 2001 kur ndërkombëtarët imponuan liderët e dy partive të mëdha Nano e Berisha të uleshin e të bënin marrëveshje.

I ftuar në „Log.”, Topi tha se në zgjedhjet e 2001, shumë mandate janë marrë nga Gjykata Kushtetuese që u fut në lojë dhe në atë kohë ka bërë masakër me mandatet e deputetëve të opozitës, sepse atë kohë ka qenë e varur nga politika. Ish-presidenti vlerësoi figurën e Fatos Nanos që ai e cilësoi politikan qytetar dhe të ekuilibruar.

„Kanë ndërhyrë ndërkombëtarët atëherë por ndryshe nga tani, opozita kishte përballë zotin Nano, një njeri me predispozicion qytetar, politikan i ekuilibruar dhe dinte të realizonte marrëveshje”, tha Topi.

Referuar qëndrimit të ndërkombëtarëve, Topi tha se sot nuk ka ndjeshmëri si në 2001.

„Sot ata bëjnë një vrojtim e lexim të vakët të situatës, nuk arrijnë me zë të qartë të detyrojnë të dyja palët, nevoja e një kodi elektoral gjithpërfshirës, në një kohë që këtu gjërat duhet të ndryshojnë në esencë. Ky sistem do të prodhojë në mënyrë të përsëritur. Nëse nuk ndryshon sistemi, do të bëhet e njëjta bisedë. Në 2035 do të kujtosh 2025”, tha Topi.

Bamir Topi: Nuk e di sa frikësohen këta nga ligji, por unë kam një mendim tjetër. Është një keqinterpretim që këta i bëjnë. Detyra e SPAK dhe task force është mbledhja e fakteve gjatë procesit zgjedhor. Kur ky proces zgjedhor vazhdon, tregon se ska përfunduar. Si mund të kërkosh nga SPAK kur procesi ska përfunduar.

Unë besoj se do të ketë një qëndrim për zgjedhjet por në një moment tjetër. Besoj dhe jam i bindur që këtu në Shqipëri nuk funksionon kulturë demokratike por një frikë nga një institucion tjetër që është SPAK.

Nuk jemi në një situatë si në 2001, sic thotë Berisha. Ky personazh që është bërë i bezdisshëm kaq vite, ka qëllim të okupojë atë pozicion që do të kishin individë të tjerë për ta sulmuar si kryetar i PD që e çon partinë nga humbja në humbje dhe për të frenuar daljen e zërave nga brenda. Dhe unë mendoj se ky e njeh mirë këtë pjesë ndaj proteston, ai e di shumë mirë që nga kjo protestë nuk del gjë.

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë diskutuar. Ai kur flet, flet për atë cka ai në koshiencën e tij.

Në 2001 shumë mandate janë marrë nga Gjykata Kushtetuese që u fut në lojë dhe në atë kohë ka bërë masakër me mandatet e deputetëve të opozitës, sepse atë kohë ka qenë e varur nga politika. Kanë ndërhyrë ndërkombëtarët atëherë por ndryshe nga tani, opozita kishte përballë zotin Nano, një njeri me predispozicion qytetar, politikan i ekuilibruar dhe dinte të realizonte marrëveshje.

Nuk shikoj të ketë një ndjeshmëri që ka qenë në atë kohë për situatën e zgjedhjeve në Shqipëri, bëjnë një vrojtim e lexim të vakët të situatës, nuk arrijnë me zë të qartë të detyrojnë të dyja palët, nevoja e një kodi elektoral gjithpërfshirës, në një kohë që këtu gjërat duhet të ndryshojnë në esencë. Ky sistem do të prodhojë në mënyrë të përsëritur. Nëse nuk ndryshon sistemi, do të bëhet e njëjta bisedë. Në 2035 do të kujtosh 2025.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×