Napoli e ka seriozisht për sulmuesin holandez të PSV, Noa Lang. Sipas asaj që shkruajnë mediat, napoletanët ofrojnë 25 milionë euro për lojtarin, ndërsa pretendimet në krahun tjetër nuk shkojnë më shumë se 30 milionë euro.
Palët mund të gjejnë shpejt një të mesme të artë, për të finalizuar marrëveshjen.Noa Lang, në sezonin e fundit në kampionat me PSV, ia doli që të shënojë 11 gola dhe dhuroi 10 asiste.