“Rama është komod, mbështetet në Europë”, Topi: Integrimi në BE nuk është retorikë politike, nuk shkohet me deklarata. Në rast se vendoset për arsye…

Bamir Topi, ish-presidenti i Shqipërisë, i ftuar në emisionin Log. në Neës 24, u shpreh se Edi Rama është në komoditetin e tij, pasi mbështetet nga të majtë dhe të djathtë në Europë.

Topi tha gjithashtu se nuk dëgjon asnjë figurë të pohojë se ky sistem prodhon autokraci. Ndërsa problemi i integrimit, sipas ish-presidentit, është retorikë politike, por duhen përmbushur standartet, tjetër gjë është se vendoset për arsye gjeopolitike.

Bamir Topi: “Edi Rama është në komoditetin e tij. Ai mbështetet nga të majtë e të djathtë në Europë. Por nuk merrem me Ramën. Elementi i parë është ai opozitar, që nuk po bën një opozitë të vërtetë politike.

Politika dhe kriminaliteti, dy gjëra madhore, nuk kanë zë ta thonë. Nuk dëgjoj nga ndonjë që ky sistem prodhon autokraci. Problemi i integrimit në BE nuk është retorikë politike, por i përmbushjes së disa standarteve. Në rast se BE pastaj vendos për arsye gjeopolitike, është tjetër gjë. Do shkojmë me deklarata në Europë apo me të gjitha cilësitë që ka Europa?”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×