Tenis/ Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

Falë fitores në turneun e Queen’s, Carlos Alcaraz ka ngushtuar në 1.130 pikë diferencën nga Jannik Sinner, i cili u eliminua në fazën e të tetave nga Alexander Bublik në Halle të Gjermanisë– turneu i parë që nga Parisi-Bercy 2023 ku italiani nuk ka arritur të paktën çerekfinalet. Sinner do të nisë Wimbledon javën e ardhshme me 10.430 pikë dhe me sigurinë se do të mbetet në krye të renditjes ATP, çfarëdo që të ndodhë në turneun e tretë Grand Slam të sezonit.

Në skenarin më të keq, pra një eliminim në raundin e parë, vendi i parë i Sinner nuk do të rrezikohej menjëherë. Alcaraz, në fakt, vjen në Wimbledon me 9.300 pikë dhe, duke qenë kampion në fuqi, nuk mund të fitojë pikë të reja.

Në renditjen e kësaj jave, mbi të cilën do të bazohet shorti i Wimbledon-it, Italia paraqitet me katër lojtarë në Top 40 që do të jenë të renditur si kokë serie: përveç Sinner, në listë janë Lorenzo Musetti (nr. 7), Flavio Cobolli (24) dhe Matteo Berrettini (35).

Të gjithë të apasionuarit e Tenisit janë në pritje të Grand Slam të Wimbledon, që do të zhvillohet nga 30 Qershori deri më 13 Korrik, aty ku do të mësojmë nëse Alcaraz do të përsërisë suksesin e Roland Garros, apo italiani dhe nr.1 I botës Sinner do të ngjitet sërish në vendin e pare në podium.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×