Vatra e dytë e murtajës në Korçë, asgjësohen mbi 190 krerë bagëti në Maliq

Autoritetet veterinare kanë konfirmuar sot vatrën e dytë të murtajës në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi i sëmundjes është identifikuar në një fermë në pronësi të shtetasit Enkel Shkëmbasi.

Si masë parandaluese, janë urdhëruar për asgjesim rreth 192 krerë bagëti, ndërkohë që rreziku i përhapjes në zonë mbetet shumë i lartë. Përreth fermës ndodhen disa grumbullime të tjera me kafshë, me distanca që shkojnë deri në 500 metra, duke e çuar numrin e përgjithshëm të krerëve të rrezikuar në rreth 5000.

Po zbatohen të gjitha procedurat e nevojshme për asgjësimin e kafshëve të prekura dhe po monitorohet me përforcim një perimetër sigurie prej 3 deri në 10 kilometra rreth vatrës së identifikuar. Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë menjëherë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×