
Në një lidhje telefonike me emisionin “Live From Tirana”, Ed Manushi foli për zërat që po qarkullojnë në rrjet lidhur me emrat e mundshëm të banorëve në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.
I pyetur nga Ronaldo Sharka se sa personazhe nga “E Diell” mund të marrin pjesë këtë vit, Manushi nuk ngurroi të zbulojë një emër: “Një kandidaturë kemi këtë vit nga ‘E Diell’. E do emrin? Hilda Kërtalli, një kandidate serioze për BBVIP 5.”
Edhe pse asgjë nuk është zyrtare, Manushi e quajti Hildën një zgjedhje interesante dhe të përshtatshme për formatin, duke shtuar më tej kuriozitetin për sezonin që pritet.