“Zgjedhjet e ardhshme lokale, farsa e radhës”/ Berisha: Statusi bën fjalë për zgjedhje, jo për…

Kreu i PD Sali Berisha, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet e ardhshme të pjesshme lokale në Bashkinë e Tiranës dhe në bashki të tjera të vendit. Berisha tha se në këto bashki do të zhvillohet thjesht farsa e radhës elektorale.

“Do të zhvillohet farsa e radhës. Ne themi që do të zhvillohet farsa e radhës. Me Edi Ramën ka vetëm farsë, kjo është e vërteta”, tha ai.

Më tej, Berisha sqaroi edhe njëherë statusin e PD-së, duke u shprehur se statusi flet për zgjedhje dhe jo për farsë elektorale.

“Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Të lutem mos e keqinterpreto statutin.  Nëqoftëse statuti do shkruante për farsë dhe unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë se vetëdijen e Sali Berishës për farsën, pra nëse unë do kisha shkrojtur farsë, unë jam dakord me ty, por nuk kam shkruar farsë, por zgjedhje.

Jo farsë, farsa është kryesorja. Farsa. Sepse unë mund të nxjerr dokumente në të cilat me qartësi të madhe kam folur për farsa gjatë këtyre viteve. Pra nuk është se i mungonte fjalorit tim politik nocioni farsë. Nuk mund të më mungonte, kurrsesi”, deklaroi Berisha.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×