Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur një qytetar që lëvizte me monopatinë.
Për pasojë, personi që drejtonte monopatinën ka pësuar plagë dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.