“Arsimi i Lartë në Shqipëri përballet me shumë sfida”, Rektori i “Luarasit”, Ethem Ruka: Pritet nisja e procesit të rankimit të universiteteve me agjencitë më të rëndësishme ndërkombëtare

Rektori i Universitetit Luarasi, Prof. Dr. Et’hem Ruka ka hapur mbledhjen e Ligës së Universiteteve “Gjon Dyrrahium”, e para iniciativë në Shqipëri që synon rritjen e cilësisë dhe lobimin për çështjet që prekin arsimin e lartë.

Në fjalën e tij, Prof. Ruka vuri theksin te sfidat që përballet arsimi i lartë në vend, duke e cilësuar këtë iniciativë si një risi me potencial të madh. Ai u shpreh se ideja për një ligë të tillë kishte nisur që në vitin 2017, por ishte lënë pezull deri më sot.

“Kjo nuk është një përvojë unike shqiptare – vende si Britania e Madhe kanë struktura të ngjashme prej vitesh dhe kanë përfituar dukshëm prej tyre,” u shpreh ai.

Ruka theksoi se arsimi i lartë nuk mund të izolohet nga zhvillimet e shoqërisë dhe theksoi domosdoshmërinë e një qasjeje proaktive nga trupa akademike.

Ai përmendi një nga iniciativat e para të Ligës – lehtësimin e sistemit të vizave për studentët e huaj – si një hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, një proces që kërkon angazhim afatgjatë dhe jo thjesht vendime qeveritare.

Në fjalën e tij, Prof. Ruka ndali edhe te sfidat që sjell ndryshimi i brezave dhe ndikimi i teknologjisë. Ai ngriti shqetësimin për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në mënyrën se si mësojnë studentët, duke theksuar se “mendja e njerëzimit po sekuestrohet nga AI”.

“Ky organizim është një risi në arsimin e lartë, risi që sapo ka nisur të hedhë hapat e para. Pritshmëria është shumë e madhe. Ideja ka nisur në 2017, por mbeti thjeshtë ide.

Kjo nuk është një përvojë unikale shqiptare, vendet e tjera e kanë kaluar, pararojë është Britania me dy grupime të 50 universiteteve.

Edhe vendet e tjera kanë përvojë të tilla nga të cilat ka shumë përfitim. Arsimi i lartë në Shqipëri është përballur me shumë sfida. Por ai nuk duhet të shkëputet me aspekte të tjera të jetës, Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që arsimi do të ecë siç ecën e gjithë shoqëria po e rëndësishme është që ka lëvizur.

Të gjithë jemi dëshmitarë si ka lëvizur në 3 dekadat e fundit.
Ne nuk duhet të jemi vetëm dëgjues, por duhet të jemi proaktivë.
Trupa akademike nuk duhet të jetë indiferente, gjë që e kam vënë re në videon që hidhen për diskutim.

Iniciativa e parë që ndërmorëm ishte lehtësimi i sistemit të vizave për studentet e huaj, në kuadër të ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, ku Shqipëria ka një sukses të jashtëzakonshëm.
Megjithatë ka sigurisht shumë probleme, si ndërkombëtarizimi i universiteteve. Ky është një proces jo një zgjidhje magjike që vjen nga një vendim qeverie. Është një proces shumë i gjatë. Qeveritë perëndimore kanë programe të tëra, strategji për të afruar studentët e huaj. Shembull është ajo që ka ndodhur në SHBA.
Duhet të hedhim hapat e para, pasi nuk zgjidhet vetëm me një vendim qeverie.
Kryeministri Edi Rama e përkrahu dhe i dha jetë , aty kam kuptuar sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i universiteteve me ekzekutivin. U aktivizuan disa institucione.
Kemi kuptuar se duhe qenë bashkë dhe bashkuar potencialet mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.

Nëse bëhemi bashkë produkti është me të vërtetë spektakolar.

Janë ngritur 5 grupe pune me universitetet tona, kemi projektuar grupe punë, jo vetëm për projekte por edhe për kërkime shkencore dhe konferenca.

Duke bashkëpunuar kemi mundësi të përfitojmë nga njëri-tjetri, e rëndësishme kjo si për akredimit si për rankimin.

Kemi vendosur t’i hyjmë procesit të rankimit në agjencitë më të rëndësishme ndërkombëtare.

Të mos shohim gjendjen sot por të shohim gjendjen nesër. Jemi përballë sfidash të jashtëzakonshme, kemi në dorë një brez që kanë nisur të mendojnë ndryshe nga nei varur nga teknologjia, dhe mësohen nga njerëz që nuk e njohin aq shumë teknologjike. Kemi një gjeneratë të cilës po i ndryshoj mendimi, të shpërqendruar, që nuk kanë vëmendje që po bëhen të cektë ne mendimin abstrakt, mësojnë aty për aty, nuk kanë kohë që vëmendja e tyre të thellohet. Mbeten në sipërfaqe. Që në klasën e dytë fillore përdorin ChatGPT për të bërë detyrat.
Problem ky që po ridimendsionin arsimin dhe rolin e mësuesit.

Mendja e njerëzimit po sekuestrohet nga Inteligjenca Artificiale, ne duhet të adaptohemi e duhet të gjejmë shtigje për të ecur përpara.

Profilizimi i arsimit të lartë, nuk është një proces që ndodh në një ditë, por ndodh për një kohë të gjatë.

Ju falenderoj për këtë fjalë të tejzgjatur, falënderoj të gjithë sipërmarrësit, falënderoj sipërmarrësin tim Irfan Hysenbelliu që më ka dërguar të përfaqësoj Universitetin “Luarasi” në Ligën e Universiteteve “Gjon Dyrrahium”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×