Benfika “trondit” Bayern, i rrëmben kreun, por ekipi i Kompany “driblon” Chelsea-n (VIDEO)

Me një biletë në “xhep” për në fazën e 1/8, Bayern Munich vendosi të bëjë një rotacion thuajse të plotë përballë Benfikës, me shpresën se i mjaftonte vetëm një pikë për të kapur kreun e Grupit C, por “shqiponjat” portugeze i befasuan në sfidën e fundit duke i shkaktuar një humbje minimale, por që i kushtoi vendin e parë. Pavarësisht këtij fakti, Bayern mbase ka një arsye për të festuar pasi shmangin Chelsea-n, në fazën e 1/8 do të përballen Flamengon.

Benfika i kapi “mat” me një zbritje të shpejt në sulm që në minutën e 13-të duke kaluar në avantazh. Bayern krijoi disa raste për tu rikthyer në lojë që në fraksionin e parë, por Sane nuk ishte efikas përpara porte. Në pjesën e dytë, Kompany ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë “peshat e renda, Harry Kane, Olise, Kimmich. Ky i fundit, mesfushori gjerman, gjeti shpejt rrugën e rrjetës, në minutën e 61-të, me një goditje të saktë nga distanca, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje të Harry Kane, me anglezin që ishte në rrezen e portierit. Bayern tentoi në çdo formë të shmangte këtë humbje, por pa sukses.

Me 6 pikë në 3 ndeshje, ekipi i Kompany e mbyll Grupin C në vendin e dytë. Tekniku i Bayern Munich e pranon se kushtet atmosferike, vapa e madhe ndikuan në paraqitjen e ekipit: “Kishim probleme me vapën, loja nuk shkoi aq mirë se sa zakonisht. Nëse ka diçka pozitive nga ky rezultat, është se nuk do të luajmë më në Charlotte”, u shpreh Kompany.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×