Marcus Thuram, sulmuesi i Interit, foli për Neë York Times, duke u ndalur te finalja e Champions League kundër PSG-së.
“Ajo që ndodhi është ajo që të gjithë e panë: u përballëm me një ekip të shkëlqyer, më të mirin në botë. Atë ditë asgjë nuk funksionoi për ne, gjithçka për ta.
Rezultati e përmbledh në mënyrë të përkryer rrjedhën e ndeshjes. Në Itali, vetëm ne u përpoqëm të fitonim gjithçka.
Nuk u përqendruam në një kompeticion, u përballëm me të gjitha me të njëjtin përkushtim. Nuk mendoj se ata që shikojnë futboll do të na kujtojnë vetëm për ndeshjen e fundit. Luajtëm në kushte të barabarta kundër ekipeve të mëdha si Barcelona dhe Bayern”- tha ai.