E ardhmja e Dybalës, shumë shpejt takimi me Romën

Paulo Dybala luajti sezonin e 3-të te Roma, ndërkohë për t’u diskutuar mbetet e ardhmja e tij.

La Joya do të vazhdojë diskutimin në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me drejtuesit e ekipit kryeqytetas.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, argjentinasi do të ulet në tryezë me drejtorin sportiv Ricky Massara për të negociuar një zgjatje me një pagë prej 7-8 milionë eurosh të shpërndarë në dy ose tre vjet.

Dybala shënoi 6 gola dhe dhuroi 3 asist, në 24 ndeshjet që luajit në sezonin e kaluar me Romën.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×