Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas të Bashkisë Fier , është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Në të ka patur dhe një numër të madh gomash që ka alarmuar banorët pasi pranë zjarrit ndodhen varrezat e fshatit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia.
Ndërkohë për shkak të djegjes së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.
()