Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Mamurras ku një 60-vjeçar është gjendur i pajetë nga punonjësit në sipërfaqen e një depoje.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos.
Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftim i Policisë:
Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit.
()