“Ka ende kohë për regjistrime”/ Pedagogu Bakiu: Studimet tek Universiteti Luarasi janë themele për një karrierë të suksesshme

Në një intervistë për News 24, pedagogu Kristi Bakiu u shpreh se regjistrimet në Universitetin Luarasi vijojnë të jenë të hapura dhe se interesimi nga maturantët dhe familjet e tyre është i lartë.

Ai theksoi se studimet në këtë universitet përfaqësojnë një bazë të fortë për ndërtimin e një karriere të suksesshme, ndërsa shtoi se diploma e Luarasit ka një vlerë të madhe në tregun e punës.

Bakiu theksoi gjithashtu rëndësinë e informimit të vazhdueshëm, duke ftuar të gjithë të interesuarit të vizitojnë faqen zyrtare të universitetit për të mësuar më shumë rreth programeve dhe lëndëve të ofruara.

Kristi Bakiu, pedagog: Studimet tek Universiteti Luarasi janë themele për një karriere të suksesshme. Ka ende kohë për regjistrime. Maturantët dhe prindërit e tyre interesohen gjithmonë për programin. Të gjitha informacionet për programin dhe lëndët ne i kemi dhe tek faqja jonë në ueb. Pyetet edhe për diplomën dhe diploma tek Universiteti Luarasi ka vlerë të madhe në treg. Prindërit janë më të interesuar edhe se maturantët, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×