Klevis Balliu: Krimi në Shqipëri është një strukturë paralele pushteti, e mbështetur dhe e ushqyer nga qeveria

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se krimi në Shqipëri është një strukturë paralele pushteti, e mbështetur dhe e ushqyer nga qeveria dhe drejtësia e kapur,

Sipas Balliut, Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bashkëpunim të hapur midis krimit të organizuar dhe pushtetit politik.

Klevis Balliu: “Nëse ka një emër që mjafton për të kuptuar gjendjen e mjerueshme të drejtësisë në Shqipëri, ai është Altin Hajri, një nga figurat më të errëta të botës së krimit të organizuar në vend, i shpallur në kërkim ‘me letra’ nga SPAK.

Në realitet ai vijon aktivitetin i lirë dhe i papenguar.

Pavarësisht se është zyrtarisht në kërkim për përfshirje në vepra të rënda penale, Altin Hajri, duke përdorur emrin dhe firmën e bashkëshortes, përfiton leje ndërtimi përmes të cilave pastron paratë e krimit dhe shton milionat.

Është i njëjti person që, siç zbulojnë komunikimet e SKY EÇ, ka ndikuar drejtpërdrejt në përpilimin e listave të deputetëve të Partisë Socialiste në Durrës. Altin Hajri e ‘ngjiti’ Ergys Çyrben nga vendi i pestë në të tretin. Ky ishte shpërblimi për faktin se Çyrbja e kishte fshehur gjatë kohës që ai kërkohej për një vrasje që dyshohet të ketë kryer.

SPAK që ka shpallur në kërkim burrin, nuk e vë dot re se gruaja bën ‘biznes’ e pashqetësuar?

Në zgjedhjet e fundit, SPAK dërgoi me bujë ‘task-forca’ në 12 qarqe, por nuk pa asgjë, nuk pa blerje votash, nuk pa presione, nuk pa dosje që prisnin arrestime.

Madje fletëarrestet për një tjetër ‘padrino’ në Durrës, Troplinët e shumënjohur, u shpallën pasi zgjedhjet përfunduan.

Sot Ergys Cyrbja ndodhet në burg, por krimi ka përfaqësues të tjerë në Partinë Socialiste. Ndaj edhe paratë e krimit nuk preken, por u lejohen kanale që t’i pastrojnë, siç është rasti i gruas ndërtuese të Hajrit.

Kjo është një situatë alarmante për sigurinë kombëtare.

Janë pikërisht këto raste, Altin Hajri dhe Troplini – që tregojnë se krimi nuk është thjesht një problem në Shqipëri. Krimi është një strukturë paralele pushteti, e mbështetur dhe e ushqyer nga qeveria dhe drejtësia e kapur.

Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bashkëpunim të hapur midis krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve strategjikë të mos heshtin përballë këtij procesi të rrezikshëm të kriminalizimit të shtetit shqiptar.”

“)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×