Lazio po përgatitet për sezonin e ri futbollistik. Klubi lacial po mendon që të sistemojë mbrojtjen, një repart ku ka dendësi lojtarësh. Ekipi ka pesë mbrojtës krahu dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, dikush duhet të largohet.
Trajneri i lacialëve, Sarri duhet të ndajë mendjen se kush duhet të qëndrojë mes Elseid Hysaj dhe Lazzari. Lazzarri fiton 1.7 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa mbrojtësi shqitar ka një pagë prej 2 milionë euro dhe kontratë deri në vitin 2026.
Siç dihet, duke mos luajtur as në ndonjë kupë vitin tjetër, Sarri i ka kërkuar klubit të jetë në gjendje të punojë me një skuadër të reduktuar, me 19 lojtarë.