Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe rolin e SHBA-së në tensionin mes Iranit dhe Izraelit.
I ftuar në emisionin Log. në Neës 24, Mediu e cilësoi sulmin amerikan ndaj centraleve bërthamore në Iran si një veprim “të përsosur dhe historik”, duke theksuar se presidenti Donald Trump po ndjek një strategji të qartë: “paqja nëpërmjet forcës”.
Mediu deklaroi se Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe për rolin që po luan në stabilizimin e situatës globale.
Fatmir Mediu, ish-minitër i Mbrojtjes: Donald Trump e ka sjellë SHBA në qendër të botës. Sulmi amerikan në Iran ishte perfekt dhe tashmë nga sulmi, SHBA po kalon tek faza e paqes. Kjo është strategjia “paqja nëpërmjet forcës”. Trump ndërmori një veprim historik, duke qëlluar bazat bërthamore në Iran. Po diskutohej a duhet të marrë Trump Nobel apo jo? Unë them se duhet ta marrë. Kur e mori Obama, u habit dhe vetë pse po ia jepnin Çmimin e Nobelit për Paqe.