Maturantët shqiptarë që kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta në Universitetin Luarasi kanë folur për News24 mbi arsyet që i shtynë drejt këtij vendimi.
Të rinjtë theksojnë se mundësia për të marrë një diplomë ndërkombëtare pa u larguar nga vendi është një nga avantazhet më të mëdha që ofron ky universitet.
Ata vlerësuan gjithashtu programet e specializuara në fusha si Financë dhe Data Science, si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare të universitetit, si me London School of Economics, që iu ofron studentëve një eksperiencë të nivelit evropian.
Maturanti: E pashë se Universiteti Luarasi kishte ofertë shumë të mirë. Zgjodha Financën.
Maturantja: E lexova në internet dhe pashë se mund të marrë një diplomë ndërkombëtare, duke qenë në Shqipëri e kjo është diçka e mirë. Data Science është shumë e kërkuar në gjithë botën, sidomos në kohën që jetojmë.
Maturanti: Unë që i vogël doja të studioj në Angli dhe sapo pashë që London School Economic vjen në Shqipëri, me mësime në anglisht, thashë se kjo është mundësi shumë e mirë.