Pas akuzave publike, Fero dhe Arbenita përballen ligjërisht

Reperi Fero dhe ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, janë përballur sot në Gjykatë për një seancë që ka tërhequr vëmendje të madhe publike.

Sipas burimeve të Klan Kosova, seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mbrojtja e artistit nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për mediat, duke mos zbuluar detaje mbi natyrën e seancës.

Ky zhvillim vjen pas muajsh tensioni mes ish-çiftit, të cilët prej kohësh janë në mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tyre. Fero ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij, duke e akuzuar Arbenitën për shkelje të përsëritura të marrëveshjes për kujdestarinë, dhe për faktin se shpesh kalojnë muaj pa e takuar të bijën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×