U mbajt sot mbledhja e Ligës së Universiteteve “Gjon Dyrrahium”, ku Rektori i Universitetit Luarasi, Prof. Dr. Et’hem Ruka foli mes të tjerash edhe në lidhje me problematikat me të cilat përballet sot arsimi shqiptar dhe jo vetëm.
Profesor Ruka u shpreh se Inteligjenca Artificiale ka krijuar sfida të mëdha në fushën e arsimit, ndërsa mësimdhënësit kanë sot përballë një brez i cili është sipërfaqësor, nuk thellohen në mëndim abstrakt dhe kërkon që gjerat t’i marrë të gatshme nga ChatGPT që në moshë farë të vogël.
“Jemi përballë sfidash të jashtëzakonshme, kemi në dorë një brez që kanë nisur të mendojnë ndryshe nga ne, i varur nga teknologjia, dhe mësohen nga njerëz që nuk e njohin aq shumë teknologjike. Kemi një gjeneratë të cilës po i ndryshoj mendimi, të shpërqendruar, që nuk kanë vëmendje që po bëhen të cektë ne mendimin abstrakt, mësojnë aty për aty, nuk kanë kohë që vëmendja e tyre të thellohet. Mbeten në sipërfaqe. Që në klasën e dytë fillore përdorin ChatGPT për të bërë detyrat.
Problem ky që po ridimensionimin arsimin dhe rolin e mësuesit”, u shpreh ai.
()