Sancho gati për një aventurë të re, 3 skuadra të interesuara

E ardhmja e Jadon Sanchos është ende për t’u përcaktuar. E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri për futbollistin që luajti i huazuar te Chelsea, është se ai nuk do të qëndrojë për të veshur fanellën e “Djajve të Kuq” në sezonin e ardhshëm.

United, ekip që zotëron kartonin e tij, synon që të shesë përfundimisht lojtarin duke kërkuar një transferim të përhershëm ose huazim me detyrim blerje.

3 skuadra kanë shfaqur interesim për sulmuesin Sancho, teksa bëhet fjalë për Napoli, Juventus dhe Fenerbahce.

Tri pista krejtësisht të ndryshme, tre klube me karakteristika dhe ambicie të ndryshme që mund t’i ofrojnë futbollistit skenarë të larmishëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×