Southgate u largua nga drejtimi i Anglisë, pas Euro 2024. Trajneri i njohur, në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se nuk i mungon periudha kur ishte në krye të “3 luanëve”, pasi përgjegjësia ishte e madhe.
“Është paksa e çuditshme të shoh ekipin, por nuk më mungon. Mendoj se është e rëndësishme të jem në atë divan, larg rrugës së tyre. Tani është radha e tyre ta çojnë përpara, dhe mendoj se duhet t’u jap sa më shumë hapësirë.”
“Është e vështirë ta përshkruash… derisa ajo peshë të hiqet, nuk e kupton sesa çdo orë e ditës tënde është e përqendruar te kombëtarja – si ta përmirësojmë, çka ndodh me lojtarët, çka mund të bëjmë ndryshe.”
Sipas Tuchel, Anglia nën drejtimin e Southgate nuk kishte identitet.
“Nuk mendoj se është e rëndësishme si e kam pranuar unë [kritikën] apo çfarë mendoj. Ajo që ka rëndësi është që t’i jap ekipit dhe trajnerit hapësirën e nevojshme për të funksionuar. Kam pasur një përvojë të jashtëzakonshme duke drejtuar vendin tim, por tani është koha që ata ta çojnë përpara – unë do të jem një tifoz nga shtëpia që i mbështet.”