Deputeti i PD Belind Këlliçi duke folur në tryezën me diskutime të organizuar nga Ambasada Britanike dhe disa organizata joqeveritare me fokus zgjedhjet e 11 majit, shprehu ankesa ndaj policisë, që sipas tij, nuk iu përgjigj në kohë telefonatave denoncuese të PD për zyrë elektorale të padeklaruar.
“Në datën 11 maj kam denoncuar zyrë elektorale të padeklaruar live para mediave. Është dashur mbi 90 minuta e 6 telefonata që një patrullë që qëndronte 15 metra larg, ku ndodhej zyra e padeklaruar e PS-së, pronësinë e mori Erion Brace shoqëruar me një person me precedentë kriminalë, të vinte në vendngjarje.
Kam telefonuar zotin Dumani, për cilin numër të gjelbër flet kur unë para mediave kam telefonuar 2 herë e nuk funksiononte. Tha se SPAK ka marrë kontakt me denoncuesit e partive politike. Me kë ka marrë në PD-në, që është forca më e madhe opozitare në vend?
Nëse ne mendojmë që në të gjithë Shqipërinë paskan qenë vetëm 9 raste për të cilat ka nisur kryesisht hetime atëherë ne kemi standardet më të larta në Europë”, tha Këlliçi.
Më tej ai tha se, nga selia qendrore e PD-së për 6 javë janë denoncuar me video pamje si funksionon skema e trenit bullgar në Elbasan.
“Si komisionerë të ngarkuar për mirëmbajtjen e procesit kthejnë kutinë përmbys, nxjerrin fletën e votimit e hapin e palosin dhe e fusin brenda. Janë denoncuar me dhjetëra pamje të përplasjeve me krimin e organizuar dhe nuk kemi asnjë kontakt dhe asnjë reagim zyrtar.
Nuk kemi asnjë kontakt dhe as një reagim zyrtar nga Task Forcë U fol për një punë të shkëlqyer të Policisë së Shtetit. Ndërkohë është shkruar dhe dokumentuar nga ndërkombëtarët konflikti fizik e verbal në bashkinë e Vorës mes 2 titullarëve të PD dhe pjesëtarëve me precedentë penalë që ishin aty si përfaqësues të maxhorancës.
Është thënë dhe nga vëzhguesit ndërkombëtar që nuk arrinim të kuptonim përse policia për 2 orë nuk shkonte në vendngjarje. Kur ndodhi në Vorë e kuptoni çfarë ka ndodhur në qarqet e tjera të vendit. Edhe kriteret e Kopenhagën janë shkelur në këto zgjedhje. Apo liria e marrjes së informacionit për shkak të censurës si Tik Toku që pas zgjedhjeve u hap.
Këto tryeza më rikthyen në memorien ku kam shërbyer në kuvend ku shpesh dhe për shkak të burokracisë, flasim për cheklist që duhen plotësuar.. Ndërkohë Komisioni i jashtëm i PE-së dhe Asambleja e Partisë Popullore Europiane vendosën të sjellin dy misione faktmbledhëse në Shqipëri.
Një prej organizatat më të mëdha të së djathtës, IDC-CDI i konsideron zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri farsë zgjedhore të organizuar nga një shtet elektoral. Çdo ditë PD vijon të pasqyrojë në media ndërkohë që nuk ka pasur as qasjen më minimale nga ana e organit të akuzës të paktën për të verifikuar ato pamje që ne bëjmë publike.
Këto do ishin pyetje që do ia drejtoja drejtuesit të SPAK. Cili është bilanci real i task Forcë së SPAK?
Vetëm ngritja e në vetvete e një Task Forcë nuk mund të jetë sukses. Sukses do të ishin nëse do të ishte efecientë por të parandalonte shantazhimin e votës, blerjen e intimidimin e votës”, tha deputeti i PD në fjalën e tij.
()