Astronauti Subhanshu Shukla u bë sot indiani i parë që shkeli në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Misioni Axiom-4 u ankorua në laboratorin orbital dhe ekuipazhi i tij prej katër anëtarësh do të ankorohet në ISS.
Misioni Ax-4, i cili u nis të mërkurën e kaluar, drejtohet nga ish-veterani i NASA-s, Peggy Whitson dhe pilotohet nga Shukla. Ekuipazhi, ndër të tjerë, përfshin edhe një polak dhe një hungarez, të cilët do të kalojnë dy javë në ISS.
Toger Shukla është vetëm indiani i dytë që udhëton në hapësirë. Udhëtimi i tij vjen 41 vjet pasi kozmonauti Rakesh Sharma u bë indiani i parë që fluturoi në bordin e një anijeje kozmike ruse Soyuz në vitin 1984. Dy astronautët evropianë po i sjellin gjithashtu vendet e tyre përsëri në hapësirë pas më shumë se katër dekadash.
The #Ax4 crew—commander Peggy Whitson, @ISRO astronaut Shubhanshu Shukla, @ESA astronaut Sławosz Uznański-Wiśniewski, and mission specialist Tibor Kapu—emerges from the Dragon spacecraft and gets their first look at their home in low Earth orbit. pic.twitter.com/5q0RfoSv4G
— NASA (@NASA) June 26, 2025
Fluturimi komercial, i operuar nga kompania private Axiom Space me seli në Hjuston, u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 2:31 të mëngjesit (09:31 GMT) të mërkurën.
Mbërritja e tyre e çon në 11 anëtarë numrin e ekuipazhit të ISS-së. Misioni është një bashkëpunim midis NASA-s, Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor (ISRO), Agjencisë Evropiane të Hapësirës ( ESA) dhe SpaceX. Gjatë misionit të tyre dyjavor, ekuipazhi do ta kalojë pjesën më të madhe të kohës duke kryer 60 eksperimente shkencore, përfshirë shtatë të projektuara nga Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor (Isro).
Isro, e cila pagoi 5 miliardë rupi (rreth 42 milionë euro) për të siguruar një vend për Toger Shukla në Ax-4 dhe trajnimin e tij, thotë se përvoja praktike që ai do të fitojë gjatë udhëtimit të tij në ISS do ta ndihmojë Indinë në fluturimin e saj hapësinor me pilot.
Isro ka thënë se dëshiron të nisë fluturimin e parë hapësinor me pilot në vend në vitin 2027 dhe ka njoftuar plane ambicioze për të krijuar një stacion hapësinor deri në vitin 2035 dhe për të dërguar një astronaut në Hënë deri në vitin 2040.
Arena e Lajmit