Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Hosçisht në Devoll ku një 82-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij.
I moshuari ishte duke rregulluar antenën e televizorit dhe aksidentalisht ka rënë nga shkallët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Devoll/Më datë 25.06.2025, në fshatin Hoçisht, shtetasi Z. K., 82 vjeç, duke rregulluar antenën e televizorit, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga shkallët dhe për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
()