Futbolli argjentinas në zi, lojtari ndërron jetë gjatë një operacioni në gju

Futbollisti argjentinas, Camilo Nuin ndërroi jetë tragjikisht pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.

Ndërhyrja e 18-vjeçarit besohet të ketë qenë e llojit që kryhet zakonisht tek atletët që vuajnë nga dëmtime të ligamenteve meniskale dhe të kryqëzuara, me qëllim rivendosjen e stabilitetit të kyçit.

Në një deklaratë zyrtare, klubi San Telmo shprehu dhimbjen për humbjen e lojtarit:

“Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Camilo Ernesto Nuin, lojtar i divizionit të të rinjve dhe rezervave të klubit tonë. Klubi do të qëndrojë i mbyllur sot në shenjë zie. Jemi pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të tij në këtë kohë të vështirë.”

Ngushëllime kanë ardhur edhe nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA). Presidenti Claudio Tapia u shpreh në rrjetet sociale: “Një lajm shumë i trishtë që trondit gjithë botën e futbollit.”

 

Guvayagxeaah56n 1
Guvayagxeaah56n 1


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×