GJKKO e la në qeli, avokati i Ilir Metës: Kreu i PL s’ka dijeni çfarë ka ndodhur me Kryemadhin, nuk ka përdorur…

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, e cila vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit për Ilir Metën, avokati i tij, Kujtim Cakrani, dha një deklaratë për mediat. Ai përshkroi qëndrimin e mbrojtjes gjatë seancës dhe debatin e zhvilluar mes Metës dhe prokurorit të çështjes së lobimit, Sotir Kllapi.

Sipas Cakranit, Ilir Meta nuk ka dijeni për procedurat e lobimit dhe nuk ka qenë i përfshirë në firmosjen e ndonjë dokumenti përkatës. Avokati theksoi gjithashtu se Meta nuk ka përdorur kartat bankare të biznesmenit Dritan Shatku, të cilat janë në qendër të akuzave ndaj tij.

Ai shtoi se nëse këto veprime janë kryer, mund të jenë bërë nga ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, duke nënvizuar se klienti i tij nuk mban përgjegjësi për veprimet e saj.

Kujtim Cakrani: Ishte kërkesa e parë pas lënies së arrësit në burg. Në fakt prokuroria duhej të kishte 4 diligjenca. U kërkuar nga prokuroria prova që administruar seancën e kaluar. Dhamë pretendimet tona. Organi i procedurës nuk ka kryer veprim këto 8 muaj. Kërkuam dhe zëvendësim e saj. Diskutuam rreth 45 minuta duke parashtruar arsyet. Foli dhe vetë Meta 1 orë. Hodhi dritë mbi veprimet e organit të procedurës për kartën e ish bashkëshortes dhe veprim lobimi që nuk ka me emër dhe mbiemër kush ka firmosur. Pas një debati me prokurorin Kllapi, gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit. Nuk prisnim ndryshim të masës. Jemi të bindur se Meta është aty për arsye politike. I ka kaluar çdo limit organi i procedurës. I thashë GJEDNJ ka lënë detyra për shtetin shqiptar. Masat nuk duhen përdorur për të mbajtur qytetarët në burg pa prova.

Karta janë përdorur nga is bashkëshort. Meta nuk ka dijeni, nuk ka përdorur kurrë karta. Nuk ka dijeni se çka ndodhur me zonjë Kryemadhi. Janë dy entitete të ndryshme. Mbajnë përgjegjësi për veten e vet. Zoti Meta, askush nuk e di pse duhet të qëndrojë në masën e sigurisë.

Organi i akuzës u përqendrua te lobimi, se i thamë ku është firma e kryetarit të LSI. Ata thanë nuk ka dijeni zoti Meta, por duhet të kishte. Ne i thamë kush i ka paguar. Është një avokat grek, që ka ngatërruar politikën greke dhe shqiptare. Prokuroria nuk është se kishte prova. Zoti Kllapi nuk ka dijeni. Ju e dini që kjo është një çështje politike. Hetimet nuk kanë përfunduar. Po presim a do marri organi akuzës këto persona në dijeni. Ka dhe persona që kanë dhënë dëshmi të rremë. Përpara oficerit të policisë. Dëshmitë e rreme janë vepër penale. Do marrim masat tona në një moment të caktuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×