Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, që nuk arriti të fitojë në qarkun e Tiranës për pak vota, i ftuar në Log. në News24, u shpreh se nuk është një humbje personale, pasi e kanë votuar 18 mijë qytetarë të Tiranës, por kështu është sistemi zgjedhor, hyjnë ata që kanë krijuar këto lloj zgjedhjesh, gjithë shteti jonë, dhe këtë e thotë edhe raporti i OSBE/ODIHR që nuk ke zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme.
Sipas Alimehmetit, nuk kanë rëndësi gjërat individualisht, interesi publik është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, i fusim pastaj një kod zgjedhor antidemokratik, që largon zgjedhësit nga i zgjedhuri dhe pastaj dalim te ky koncepti se çfarë do bëjmë.
Ilir Alimehmeti: Ka një parim, betejat bëhen kur ka mundësi për të fituar. Nuk është një humbje për mua, më kanë votuar 18 mijë qytetarë të Tiranës, por kështu është sistemi zgjedhor, hyjnë ata që kanë krijuar këto lloj zgjedhjesh, gjithë shteti jonë, përfshirë edhe ne brenda, e thotë edhe raporti i OSBE/ODIHR që nuk ke zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme, intimidon votuesin, grupet kriminale, administratën, etj, etj. Këtu dalin të humbur të gjithë.
Ka një makro-indikator, shqiptarët shtohen apo pakësohen? Nëse gjërat shkojnë mirë, popullata shtohet, ndryshe ndodh e kundërta. Nuk kanë rëndësi gjërat individualisht, interesi publik është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. I fusim pastaj një kod zgjedhor antidemokratik, që largon zgjedhësit nga i zgjedhuri dhe pastaj dalim te ky koncepti se çfarë do bëjmë. Në punë do të shkojmë nesër…
Kemi pasur zgjedhje edhe gjatë 45 viteve diktaturë, te qeta janë dukur, por nuk është se kishte zgjedhje të lira. Pyetja është: A kemi ne zgjedhje të lira dhe të ndershme? Përgjigja është “jo”. I ke raportet zyrtare të ndërkombëtarëve. Ndryshe nuk do të ftonim arbitrat dhe vëzhguesit. Nëse themi ne pastaj le të shkruajnë çfarë të duan, çështje tjetër. Edhe Lukashenko i qetë është…Diktatorët njerëz të qetë janë, sepse i kanë gjërat nën kontroll. Ne ndodhemi mes autokracisë dhe diktaturës. Nuk jemi në demokraci. Nuk është se e themi ne, pyesni njerëzit.
()