“Kujdes me përdorimin e kontraceptivëve”, mjeku gjinekolog: Escherichia coli duket të trajtohet me probiotikë ndryshe rriten mikrobet e këqija

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 me Klevin Mukën ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, cili foli për mikrobiomën vaginale dhe problemet që vijnë nga disbalanca e kësaj mikrobiome.

Ai bëri thirrje për kujdesin me kontraceptivët për disbalancën hormonale dhe antibiotikët.

“Njeriu është një holobiomë, që një gjysmë miliardë vjet më parë, ka një komunikim njeri-mikrob. Mikrobiomë është tërësi mikroorganizmash ku futen mikrobet, viruset, kërpudhat etj.
Kam 4 vjet që dora ime nuk ka shkruar asnjë recetë me antibiotikë, edhe nëse vagina del e sëmure me Escherichia coli duket të trajtohet me probiotikë ndryshe rriten mikrobet e këqij. Anti biontikët duhet të përdoren vetëm kur je në rrezik vdekje, janë kundër jetës. Nuk mund të përdorësh anti biotikë dhe të shkosh në punë për shembull. Ai i zhduk të gjitha jo vetëm të këqija dhe duhet një kohë e gjatë, rreth 3 muaj që mikrobioma e mirë të rindërtohet.
Problematika me pacientet e mia shoh me mungesë të vitaminës D, ferritinë të ulët dhe mungesë të hormonit të lumturisë”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×