Laporta “godet” Realin: Barcelona nxjerr talente, në Madrid bëjnë merkato

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në një intervistë për Mundo Deportivo, foli për ndryshimet midis menaxhimit të klubit katalanas dhe atij të rivalëve të Real Madrid.

“Ne kemi një qasje dhe frymë thellësisht të ndryshme. Ata mishërojnë një ndjenjë fuqie, ndërsa ne çojmë përpara një identitet të fortë.

Secili mbron atë në të cilën beson. Rivaliteti ynë lind nga respekti i ndërsjellë dhe krenaria institucionale. Baza jonë është zhvillimi i të rinjve, ne nxjerrim talente.

Ata, nga ana tjetër, veprojnë më shumë përmes merkatos dhe rrallë nxjerrin talente. Kjo na bën krenarë për atë që jemi. Ne jemi më shumë sesa thjesht një klub”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×