“Luftë” për Gyokeres, për sulmuesin në garë “big-ët” e Premier League

Luftë mes 3 skuadrave kryesore angleze për sulmuesin suedez të Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres. Është ky artikulli kryesor në tabloidin britanik “The Sun”, që flet për një konkurrencë të ashpër mes bigëve të Premier League për të kërkuar të sigurojnë shërbimet e Gyokeres.

The Sun
The Sun

Liverpool po garon me Manchester United dhe Arsenal për sulmuesin Viktor Gyokeres, pasi transferimi i dëshiruar i Alexander Isak nga Newcastle duket i pamundur. Isak pritet të rinovojë me pagë prej £200,000 në javë pas një sezoni me 27 gola.

Gyokeres, që ka shënuar 97 gola në 102 ndeshje me Sporting Lisbonën, ka qenë në vëmendjen e trajnerit Arne Slot për muaj me radhë. Ai dëshiron të luajë në Champions League dhe ka refuzuar United, që nuk do të luajnë në Europë sezonin e ardhshëm.

Arsenal ka pasur një ofertë prej £55.3 milion të refuzuar, por pritet të rikthehet me një tjetër. Sporting kërkon £85 milion, por mund ta shesë për rreth £65 milion. Gyokeres ka paralajmëruar kampionët portugezë se nuk do të kthehet në stërvitje.

Sezonin e shkuar sulmuesi suedez i luanëve të Lisbonës, zhvilloi një sezon fantastik, duke kontribuar vërtet shumë në suksesin e radhës së kryeqytetasve në kampionatin portugez. Ai arriti të gjejë 54 herë rrjetën, si dhe të dhurojë 13 assite për gol në 52 paraqitje sezonale.

Gyokeres
 

Sigurisht transferimi i tij i mundshëm në Premier League sezonin e ardhshëm do të jetë një gur prove, për të parë edhe më mirë cilësitë reale të një prej bomberave më premtues në të ardhmen.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×