Marrëveshja me Italinë/ 15 emigrantë të dëbuar mbërrijnë në Shëngjin, pritet të transferohen në Gjadër (video)

Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve ju është refuzuar azili në Itali, ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit.

Mjeti lundrues i rojes bregdetare italiane është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas procedurave në qendrën pritëse emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve ju është refuzuar azili në shtetin fqinj.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×