Anëtari i KAS, Ledio Braho, u shpreh në “Log.” se nga filmimet që kanë parë në disa qendra votimi ditën e zgjedhjeve, janë konstatuar raste të shkeljes së kodit zgjedhor, sic ishin vendosja e kamerave me fokus jo brenda ambientit të qendrës por në hyrje të saj, ose raste të fikjes së kamerave, edhe pse kishte ups.
Braho tha se për këto raste të evidentuara, është bërë diskutimi në KAS për pavlefshmërinë e zgjedhjeve por nga anëtarët e mazhorancës janë konsideruar raste sporadike që nuk kanë ndikuar në proces.
Ledio Braho: Hapja e kutive, vlerësimi dhe rivlerësimi i cdo vote i shërben transparencës dhe ishte e domosdoshme për tu bërë sidomos në qarqet kryesore të vendit, sepse i jep një kuptim administrimit zgjedhor, pasi ne e kemi në dy shkallë administrimin politik. I dha një kuptim asaj pjese që nuk ka një lloj abuzimi të konsiderueshëm.
Por ajo se cka realisht videot, janë videot e qendrave të votimit, janë 5200 video në gjithë Shqipërinë, nga 12 orë secila që tregojnë realisht se cfarë ka ndodhur ditën e zgjedhjeve. Unë kam parë një video në një qendër votimi që në fillim të ditës, kamerën e kishte kthyer me pamje nga dera jashtë dhe se cfarë ka ndodhur nuk dihet.
Ka patur qendra që janë fikur kamerat dhe pse kanë ups. Nëse duhen shpallur pavlefshmëri të zgjedhjeve në këto qendra ne kemi dalë me mendim pakice. Shumica i konsideron raste sporadike që nuk kanë ndikuar në rezultate.
()