Nëse mendonit se kishit parë gjithçka… prisni të shihni shifrat e Bezos

Themeluesi i gjigantit teknologjik Amazon dhe i kompanisë hapësinore Blue Origin, Jeff Bezos, vazhdon të mbetet një nga njerëzit më të pasur në planet dhe këtë e dëshmon edhe renditja më e fundit nga Forbes.

Me një pasuri që kap shifrën e 226.7 miliardë dollarëve, Bezos renditet në mesin e katër individëve më të pasur në botë. Në majë të listës qëndron Elon Musk, me një pasuri prej 412.1 miliardë dollarësh, i ndjekur nga Bernard Arnault dhe Mark Zuckerberg.

Edhe pse është tërhequr nga drejtimi ditor i Amazon, ndikimi i Bezos në ekonominë globale mbetet i pakrahasueshëm nga blerjet në internet deri tek eksplorimi i hapësirës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×