Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Bëhet me dije se janë proceduar edhe 4 persona për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Njoftim i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112
()