Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni! S’mund të thoni “o këtë o rashë e vdiqa”

Opozita ka kërkuar që në seancën e sotme në Kuvend të jetë në rend dite edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, kërkesë kjo e përsëritur edhe nga kreu i PD Sali Berisha, edhe nga Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentin, Taulant Balla ka deklaruar se duhet të ndiqet një procedurë e cila është ndjekur gjithmonë për këtë çështje, që është shprehja e katër kandidaturave nga ana e opozitës.

Pjesë nga diskutimi:
Taulant Balla: Ju nuk mund të thoni këtu o këtë o rashë e vdiqa, ju kemi thënë ejani të ndërtojmë një proces. Ka një model të konsoliduar në Kuvend ku ju sillni 4 kandidatura, mazhoranca heq dy dhe më pas shkohet në votim për dy kandidaturat e mbetura. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duhen 84 vota, që nuk i keni as në këtë legjislaturë as në tjetrën. Nëse zgjoheni nga gjumi, Peleshi ishte shumë i qartë.

Noka: Të flasësh gjëra pa lidhje është e lehtë. Nuk ka marrëveshje të shkruar por ka pasur një kod komunikimi mes nesh për institucionet e pavarura. Avokati i popullit i takon opozitës dhe s’mund të thoni të kundërtën.
Ne kemi konkluduar me emrin, nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga grupi i PS, është thënë vetëm që të shtyhet zgjedhja e tij pas zgjedhjeve. Më thoni çfarë procedure apo etape nuk është ezauruar deri tani. Kandidaturat prej katër vitesh flenë në sirtarët tuaj. A është kjo arrogancë ekstreme apo marrje peng e të drejtave të opozitës?


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×