Parashikimi i motit për sot, 26 qershor 2025

Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera ekstreme priten përkatësiht në qarkun e Shkodrës dhe Elbasanit, ku termometri do të afrohet vlerës 40 gradë celcius.

Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin kalime vranësirash të lehta në gjysmën Lindore të territorit, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët e shënuar në verilindje deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet në Cërrik dhe Ura Vajgurore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim të ulët.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×