Prokurorët në gjyqin kundër Diddy-t: Mjafton një rast i provuar për të shpallur fajtor për trafik seksual

Prokurorja Christy Slavik i tha jurisë se nëse gjykata gjen vetëm një rast ku Diddy përdori forcë, mashtrim ose kërcënim për trafik seksual, atëherë ai duhet të shpallet fajtor.

Slavik sqaroi se nuk po pretendojnë që të gjitha marrëdhëniet seksuale të Diddy-t me ish-partneret Cassie Ventura dhe “Jane” janë trafikim seksual, por nëse vetëm një prej tyre ishte me përdorim të dhunës ose manipulimit, kjo mjafton për dënim.

Sa i përket “Jane”-it, prokurorja përmendi tre raste:

1.Shtator 2023 – Diddy e mashtroi “Jane”-in duke i premtuar një fundjavë me shëtitje dhe darka romantike në New York, por në fakt i organizoi marrëdhënie seksuale me eskorta pa dijeninë e saj.

2.Tetor 2023 – “Jane” i shkroi mesazh Diddy-t se nuk dëshironte më marrëdhënie të tilla, duke thënë: “Nuk jam një kafshë, nuk jam aktore porno.” Por disa ditë më pas, ajo kishte marrëdhënie me dy eskorta dhe u detyrua të kishte edhe me një të tretë.

3.Qershor 2024 – Pas një sherri të dhunshëm në shtëpinë në Los Anxhelos, Diddy përdori kërcënimin e ndalimit të pagesës së qirasë për ta detyruar “Jane”-in të kishte marrëdhënie me një eskortë, të cilin e ftoi ai vetë përmes telefonit të saj.

Prokurorja theksoi se këto prova tregojnë përfshirjen e Diddy-t në trafik seksual me forcë dhe manipulim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×