Ramadani me trajner të ri, Lecce i beson Di Francescos

Lecce ka zyrtarizuar në pankinë Eusebio Di Francescon. Klubi i Serie A do të drejtohet nga trajneri i njohur, deri në 30 qershor 2026.

Lajmi është bërë publik së fundmi nga Lecce, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Lecce njofton se menaxhimi i Ekipit të Parë i është besuar Eusebio Di Francescos.
Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2026, me rinovim automatik në rast se arrihet mbijetesa”- shkruan Lecce.

Me interes të madh pritet të shihet edhe e ardhmja e lojtarëve shqiptarë te kjo skuadër, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×