“Rinumërimi i votave, shumë zhurmë për asgjë”/ Lubonja në Log.: Manipulimi zgjedhor është bërë përpara 11 majit

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Log.” në News 24 rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si “shumë zhurmë për asgjë”.

Sipas tij, manipulimi zgjedhor është bërë përpara datës së zgjedhjeve, në kushtet e një partie-shtet që kontrollon çdo pushtet.

Lubonja theksoi se Shqipëria nuk ka arritur ende të ndërtojë një sistem zgjedhor të pakontestueshëm. Ai u shpreh se vendi po shkon drejt stabilizimit të një regjimi, që nuk lëshon pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve.

Fatos Lubonja: Hapja e kutive më duket si shumë zhurmë për asgjë. Kjo, sepse manipulimi i zgjedhjeve është bërë para 11 majit. Kemi një lloj partie-shtet, që kontrollon gjithçka. Një parti që fiton në çdo zgjedhje më shumë vota, ka shpjegim që kontrolli i pushtetit nga PS është rritur. Nuk është sukses qeverisjeje, sepse ka pasur skandale plot në këto vite, e ky popull kaq idiot nuk është për të mos e ndëshkuar qeverisjen. Ka dy narrativa. Një narrativë është që probleme kemi, por hapa kemi bërë përpara. Narrativa tjetër është se nuk bëhet fjalë për ecje përpara, por për stabilizimin e një regjimi, që kontrollon gjithmonë e më shumë e më me ankth votat. Besoj se kjo e dyta është më e besueshme si narrativë.

Zgjedhjet vazhdojnë që kontestohen e Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një sistem zgjedhor të pakontestueshëm dhe është një vend, që nuk kalon testin e demokracisë. Këtu është instaluar një regjim, që nuk e lëshon pushtetin me proces zgjedhor. Edhe opozita ka thënë se nuk ka zgjedhje të lira dhe pastaj thotë që do hyj në zgjedhje e do fitoj, edhe kjo është kontradiktore.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×