SPAK ka paraqitur këtë të enjte pretencën për shtatë të pandehurit në kuadër të hetimit “Metamorfoza”, për pjesën e veçuar që lidhet me krime të konsideruara me rrezikshmëri më të ulët.
Kërkesat e SPAK për dënime:
Behar Bajroviç – 15 vite burg
Pëllumb Gjoka – 14 vite burg
Edmond Preka – 11 vite burg
Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
Oltian Bistri – 9 vite burg
Xhevair Lita (ish-prokuror) – 6 vite burg
Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar, çka do të reduktojë me një të tretën dënimet e tyre nëse shpallen fajtorë.