Tendera miliona lekë për konvikte bosh dhe çerdhe pa ushqim/ Ku shkojnë fondet e Bashkisë së Përmetit? Kompanitë që favorizohen dhe lidhja me njeriun e Talo Çelës

Emisioni investigativ Vetting, News24

Ky investigim zbulon një rrjet sistematik korrupsioni në Bashkinë e Përmetit, ku tendera publike për ushqime, ndërtim dhe mjedis përdoren si mekanizëm për pastrim parash, përfitime private dhe impakt negativ në shëndetin dhe ambientin publik. Nga blerjet absurde gjatë pandemisë 2020 për kopshte e konvikte, te tenderi i pazakontë për shkollën “Sami Frashëri” – ku të gjithë konkuruan përveç fituesit të paracaktuar – skandali sjell në pah abuzimet me ligjet e prokurimit dhe favoritizimet.

Emërimet e pa konkurruara në administratën lokale, si dhe implikimet e familjeve të zyrtarëve në kompanitë fituese, dëshmojnë për klientelizëm dhe kapje të shtetit në nivel vendor. Zjarri në landfillin e Piskovës dhe mungesa e dokumentacionit për ndërtim janë përshkrime tragjike të një paaftësie institucionale që shpie në degradim ambiental.

Kjo ngrehinë që shihni  ndodhet në Përmet. Është ndërtuar dikur për akomodimin e konviktorëve por sot nuk dihet statusi duke e  humbur dhe kthyer në një qendër që vetëm gjeneron korrupsion. Emërtimi në shkresat e e bashkisë Përmet duket se i kanë humbur identitetin.

Bazuar në investigimin e bërë nga “Vetting” para pak ditësh u konstatua që në konvikt  nuk kishte konviktorë por për të justifikuar shpenzimet e qindra milionave lekeve nga ana a e bashkisë u shpreh se nuk është konvikt më por qendër për të moshuarit.

Kjo provuar te paktën sipas deklarimeve të bëra nga ana e Bashkisë Përmet, me datë12.05.2025 e cila shprehet se: “Nuk ka filluar ende implementimi i projektit jemi ende në fazë përgatitore”.

Ekspertja Romina Radoshiç shprehet për Vetting: “Le të themi që qeveria  e sheh si pjesë integrale dhe qëndër për të moshuar dhe konvikt në rradhë të parë nuk ka sens logjik së dyti duhet të ishte që në që në fillim prat ë përcaktohej në cfarë vendi apo sa metër katror është secila për të moshuar dhe për të rinjtë është qëndër për të moshuar apo konvikt. Pra duhet të jetë e e përcaktuar me letra dhe derisa nuk ëhstë e epërcaktuar me letra  cdo gjë duhet të jetë në rrugë formale jemi institucion”.

Gazetarët e emisionit “Vetting” nga verifikimet në terren zbuluan se të moshuarit nuk kishin dijeni që konvikti ishte kthyer në një qendër ku u jepnin ushqim të moshuarve në nevojë dhe asnjë prej tyre nuk frekuentonte ambientet e konviktit.

Ekipi i “Vetting” udhëtoi përsëri drejt Përmetit dhe foli drejtpërdrejt me pensionistët të cilët, sipas pretendimeve të bashkisë, duhet të ishin duke përfituar vakte ushqimore falas.

Përgjigjja e tyre ishte e prerë:

Ku kanë përfunduar fondet publike?

Ky është thelbi i pyetjes që ngrihet. Kush i ka përfituar këto tendera? Kush i ka konsumuar këto ushqime?

Tenderi për materiale kuzhine  për konviktin dhe çerdhen e Bashkisë Përmet. Në këtë strukturë punonjësit e bashkisë janë duke u paguar ndërkohë shpenzimet kanë zero ekonomicitet.

Sekonomistja sqaron se:Për sa kjo bashki nuk ka një dokumentacion që ta vertetoj atëher kjo gjë vihet në dyshim duhet të ketë hetim.

Agron Haxhimali kryetari i Shoqatës së Bashkive shprehet për “Vetting”: “Raporti duhet të ndryshojë, qytetarët paguajnë për të marrë shërbime jo për shpërdorim”.

Tenderi i hapur në datën 05.08.2024  me REF-15301-08-05-2024 është shpallur fitues firma 5 XH GROUP.

Tenderi u hap me fond limit 183 143,00 lekë. Ndërsa më tej një tjetër tender është hapur për BLERJE USHQIME PËR KOPSHTIN ME DREKË, ÇERDHEN DHE KONVIKTIN NË BASHKINË PËRMET PËR VITIN 2024

Skandali i Tenderëve në Bashkinë e Përmetit
Më 16 janar 2024, Bashkia e Përmetit shpalli një tender publik me numër reference REF-93355-01-18-2024 për blerjen e ushqimeve për kopshtin me drekë, çerdhen dhe konviktin e shkollës së mesme për vitin 2024. Ky tender kishte një vlerë të   konsiderueshme prej 39 milion lekësh.

Sipas dokumenteve, marrëveshja parashikon blerjen e:4150 litra qumësht, 1698 litra kos, 12,718 kokrra vezë, 40.5 litra vaj luledielli, 600 kg mish viçi, 127 kuintalë miell gruri, 1349 kg patate, 812 kg karrota, 893 kg portokalle

Por çfarë bie në sy?

Në faqen zyrtare të Bashkisë Përmet rezulton se vetëm çerdhja e qytetit, me 32 fëmijë, merr furnizim të plotë ushqimor. Kjo çerdhe, ka një tarifë ditore prej 230 lekësh për fëmijë, gati dy herë më e lartë se çerdhet e tjera publike. Ndërkohë, 10 kopshtet e tjera, përfshirë “Kopshtin nr.1” dhe “Kopshtin Pacomit”, janë plotësisht pa furnizim ushqimor.

Edhe konvikti i shkollës së mesme, me një numër më të vogël nxënësish sesa çerdhja, ngre dyshime të arsyeshme mbi përdorimin e këtyre fondeve. Si shpjegohet që për këtë strukturë me aktivitet minimal figurojnë 7 punonjës?

“Ajo duhet të marrë përgjegjësi që e ka planifikuar, bashkitë duhet të planifikojnë në mënyrë strategjike t’i po më bën investim 300 mijë euro, por student ke vetëm 1”, shprehet Agron Haxhimali, kryetari i shoqatës së bashkive.

Fituesi i tenderit dhe fijet me botën e krimit
Tenderin e ka fituar kompania GERTI 1987, me administrator dhe aksioner Elgert Laska. Kjo kompani, e themeluar fillimisht për import-eksport të pjesëve të këmbimit për automjete të tonazhit të rëndë, me kalimin e kohës ka shtuar aktivitetin edhe në: tregtim ushqimesh, bulmeti, fruta-perimesh, shërbime katering, bar-restorant, shitje karburantesh, pajisjesh hidrosanitare, madje edhe tregtim të plehrave kimike e cigareve

Ky zhvillim i pazakontë ngre pikëpyetje mbi kapacitetin real të kompanisë për të ofruar shërbim cilësor në ushqimin e fëmijëve.

Për më tepër, Elgert Laska ka lidhje biznesi me Olta Sharrën, bashkëshorten e Gentian Sharrës, një nga figurat kyçe të bandës së Talo Çelës. SPAK e ka identifikuar Sharrën si të dënuar për trafik droge dhe autor i disa grabitjeve të rënda, përfshirë edhe grabitjen e famshme të Rinasit.

Ekzistojnë dyshime se paratë e grabitura në Rinas janë përzier me fonde publike përmes tenderave të fituar nga kompanitë ku Olta Sharra figuron si pronare ose bashkëpronare. Kështu, përmes kompanisë GERTI 1987 dhe të tjerave si MPED-XH GROUP, janë përfituar miliona euro nga fonde publike, duke shërbyer njëkohësisht si mjet për pastrim parash.

Vetëm nga tenderat në bashkitë Elbasan, Librazhd dhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Olta Sharra ka përfituar mbi 14 milionë USD. Ndërkohë, rreth 5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga drejtësia shqiptare në vitin 2022.

Janë një sër pyetjesh që kërkojnë përgjigje: Pse fondet publike për ushqimin e fëmijëve administrohen me kaq mungesë transparence? Pse vetëm një çerdhe përfiton ndërkohë që të tjerat janë të lëna pas dore? Si shpjegohet përfshirja e një kompanie me lidhje të dyshimta në një tender për ushqimin e fëmijëve?

Ekspertja e ekonomisë shprehet se: “Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi duke përfunduar tek individët që kanë firmosur. Duhet të hetohen këto fonde që janë në shpërdorim. Kush do të mbajë përgjegjësi?”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×