Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar, fotoja ‘pushton’ rrjetin

Ikona e kinemasë botërore, Will Smith, është fotografuar së fundmi duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës me dy koka, një gjest që përfaqëson krenarinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Në një imazh që është bërë virale në rrjetet sociale, aktori i njohur shfaqet krah futbollistit shqiptar Ergys Pepaj, ndërsa të dy formojnë me duar shqiponjën karakteristike. Fotografia është publikuar fillimisht në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku momenti është përshkruar me emocion të veçantë.

“Me më të mirin e të gjitha kohërave 🇦🇱”, ka shkruar Pepaj në përshkrim, duke përfshirë gjithashtu dhe akronimin “AL”, një simbol i qartë i lidhjes me Shqipërinë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×