Alberto Gilardino është zyrtarisht trajneri i ri i Pisës. Tekniku i njohur arriti marrëveshje me klubin që u në Serie A këtë sezon, teksa firmosi një kontratë dyvjeçare me opsion për një të tretë.
Gilardino fillimisht duhej ta ndërpriste kontratën e tij me Genoan me pëlqim të ndërsjellë, edhe pse këta të fundit e pushuan nga puna në nëntor 2024.
Tekniku do të fillojë shumë shpejt nga puna për sezonin e ri, me Pisën që do synojë të bëjë një edicion dinjitoz.