Të reja të rëndësishme te Tirana. Klubi kryeqytetas ka bërë me dije se nga ekipi janë larguar 5 lojtarë.
Romeo Harizaj, Florjan Përgjoni, Akileu Ndreca, Admir Bajroviç dhe Fatmir Prengaj kanë ndarë rrugët përfundimisht me Tiranën.
“Faleminderit Romeo Harizaj, Florjan Përgjoni, Akileu Ndreca, Admir Bajroviç dhe Fatmir Prengaj”- shkruan klubi.
Bardheblutë synojnë që të bëjnë një sezon pozitiv, duke hedhur pas krahëve zhgënjimin e sezonit të kaluar.