Alizoti: Nuk ka sens që anonimët pa koncepte politike marrin shumë vota, pas tyre qëndrojnë kartelet!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime serioze mbi legjitimitetin e procesit dhe rezultatin e tij.

I ftuar në studion e News24, Alizoti u shpreh se logjika e zgjedhjeve ka rënë, kur kandidatë pa asnjë profil publik apo politik marrin më shumë vota se figura të konsoliduara të politikës.

“Nuk ka sens që një njeri që nuk e njeh askush dhe nuk ka një koncept politik të marrë më shumë vota se Jorida Tabaku e cila garoi në Tiranë,” – u shpreh Alizoti, duke shtuar se kjo është një provë që tregon ndërhyrjen e grupeve të strukturuara të dyshimta.

Sipas tij, një proces zgjedhor ku një parti përballet me kartelet, policinë dhe qeverinë nuk mund të quhet më proces zgjedhor. Ai e cilësoi këtë si një farsë që i heq çdo kuptim garës politike reale.

“Nëse Pandeli Majko, një figurë e lartë e PS, do të mundte dikë nga PD, kjo do ishte e kuptueshme. Por kur anonimë marrin vota më shumë se liderë politikë të njohur, është e qartë se ka diçka që nuk shkon,” përfundoi ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×