BalkanWeb dhe News24 publikuan pamjet e masakrës ekologjike në Vjosë, reagon Tritan Shehu: Kjo është e vërteta e hidhur e atij lumi park kombëtar!

Një masakër e vërtetë ekologjike po ndodh në lumin e Vjosës. Në pamjet e publikuara nga një ambientalist australian, shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në ujin e lumit.

Në video shihet gjithashtu se si pasojë e ndotjes kanë humbur jetën edhe kafshë dhe zvarranikë të zonës. “10 centimetra minimumi baltë, më tej është edhe më shumë e thellë, por atje nuk shkoj sepse kanë frikë se nuk dal dot më. Nuk ka më ujë, është vetëm karburant. Ka kafshë të ngordhura duhet u përpjekur të notojnë. Është shumë ngjitëse dhe e nxehtë”, – thotë ai.

Pas publikimit të “” të lajmit dhe videos, ka reaguar deputeti Tritan Shehu. Duke iur referuar pikërisht videos, ai shkruan:

“Vjosën e ka ndotur rëndë korrupsioni që në hyrje të kufirit shqiptar.

Nuk është vetëm ndotja në zonat naftëmbajtëse.

Në Vjosën e mrekullueshme, unike dhe degët e saj derdhen të gjitha ujërat e zeza të qyteteve, fshatrave, zonave të banuara në dy anët e saj.

Asnjë kujdes e investim nga ky regjim, që në Qarkun e Gjirokastrës përfaqësohet nga Lubi Kumbaro, deputete e ministre mjedisi.

Më tej fushat e grumbullimit të mbeturinave, jashtë çdo standardi, të përdorura e kontrolluara nga mafia e tyre.

Të lejuara kundër çdo standardi me firmën e Lubisë.

Që derdhin aty çdo gjë të ndotur dhe shkatërruese për mjedisin, faunën e qeniet e gjalla.

Duke derdhur paratë në xhepat e asaj mafie, lokale e nacionale.

Kjo është e vërteta e hidhur e atij lumi park kombëtar.

Që ky regjim po e degradon në funksion të korrupsionit, papërgjegjshmërisë dhe cinizmit të tij!”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×